Si parashikohet të mbajë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni?

Si parashikohet të mbajë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni?

Moti sot në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe më e ngrohtë e vranësira mesatare që pasdite do të shtohen dhe në zonat malore veriore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe stuhi të rralla.

E diela pritet të mbajë mot me kryesisht të vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.

/Motilokal.com