Franca fillon kufizimin e përdorimit të ujit gjatë krizës së thatësirës

Franca fillon kufizimin e përdorimit të ujit gjatë krizës së thatësirës

Është një nga lumenjtë kryesorë të Pirenejve lindorë, por Agly në Francë është tharë thuajse i tëri kur jemi ende në mes të majit. Toka e tharë dëshmon mungesën e ujit në zonën turistike, por edhe tek ato të përdorura nga fermerët.

Prefektura ka shpallur gjendjen e krizës, që është dhe niveli më i lartë i alarmit. Rrjedhimisht, këtij kopshti frutor do t’i duhet t’i përshtatet kufizimeve të ujit, një goditje e rëndë në një kohë kur thatësira ka shkaktuar shumë dëme.

“Sythi në këtë stinë duhet të rritej këtu. Ai rritet gradualisht dhe normalisht ka ngjyrë të fortë të kuqe. Fakti që është një e kuqe e zbehtë tregon mungesën e ujit”, tha fermeri Pascal Maillols.

Me kufizimet e reja nuk do të ketë më mbushje të pishinave, apo ujitje të bimëve të kopshteve dhe hapësirave të gjelbra. Përjashtim bëhet nëse uji vjen nga një sistem ripërdorimi. Edhe dushet në plazhe do të ndalohen. Zona ka një deficit shirash që varion nga 60 në 65 për qind në 12 muajt e fundit.

“Jemi në një situatë të paprecedent. Po shohim tani ato nivele të ujit që zakonisht i konstatojmë në korrik ose në gusht”, u shpreh eksperti Hichem Tachrift.

Alarmi për nivelet e ulëta të ujit janë aktivizuar në 4 rajone të Francës këtë vit, me thatësirën që ka ngritur frikën për një tjetër fenomen serioz, rënien e zjarreve.

/Motilokal.com