Një kosovar i bën 251.1 kg mbeturina në vit

Një kosovar i bën 251.1 kg mbeturina në vit

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se prej 35 komunave që kanë raportuar mbi menaxhimin e mbeturinave për vitin 2021, është siguruar një bazë e mirë e të dhënave për vlerësimin e gjendjes.

“Pas verifikimit dhe analizimit të këtyre të dhënave janë nxjerrë rezultate reprezentative të pasqyrimit të nivelit të gjenerimit të mbeturinave komunale sipas komunave dhe në nivel vendi për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Sipas AMMK-së sasia e mbeturinave të grumbulluara për vitin 2021 është rreth 469,390.00 ton. Duke u bazuar ne numrin e banorëve të shërbyer, është llogaritur norma e gjenerimit të mbeturinave komunale për kokë banori në ditë dhe në vit. Gjenererimi i mbeturinave kokë banori në nivel nacional është vlerësuar 0.69 kg/banor/ditë, respektivisht 251.16 kg/banorë/vit.

/Motilokal.com