Njihuni me parashikimin e motit në Gjermani

Njihuni me parashikimin e motit në Gjermani

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe erë.

Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot pjesërisht me re e riga shiu në mesditë, ndërsa pasdite kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 14 deri në 21 °C. Të martën parashihet mot pjesërisht me re dhe erë, me temperatura 10 deri në 14 °C. E mërkura parashihet me mot pjesërisht me re e periudha me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 14 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë pjesërisht me re e ndonjë rigë shiu, pasdite me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 15 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 11 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 5 deri në 7 °C.

Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 19 °C. Ndërsa të martën do të jetë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 14 °C. E mërkura parashihet të nisë pjesërisht me re e reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite me kthjellime. Termometri pritet të shënon temperatura prej 8 deri në 14 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë me kthjellime e diell, vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 15 deri në 22 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot pjesërisht me re, me temperatura nga 10 deri në 14 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e periudha me diell. Temperatura do të lëvizin prej 7 deri në 12 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu, kohëpaskohe edhe me kthjellime. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 17 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu përgjatë paradites, pasdite pjesërisht me re e diell. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 13 °C. Pjesërisht me vranësira e intervale me diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 7 deri në 12 °C.

/Motilokal.com