Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Zvicër

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 11 deri në 17 °C. Të martën pritet mot me vranësira e reshje shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite me intervale me diell, me temperatura 11 deri në 12 °C. E mërkura do të mbajë pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 7 deri në 15 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 10 deri në 12 °C. Moti të martën parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 12 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë me mot pjesërisht me re intervale me diell dhe temperatura nga 7 deri në 11 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 14 °C. Ndërsa të martën do të mbajë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 15 °C. Moti të mërkurën parashihet me vranësira e diell dhe temperatura nga 8 deri në 11 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e shi. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 11 deri në 15 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me vranësira e reshje shiu dhe bubullima, me temperatura nga 11 deri në 13 °C. Të mërkurën pritet mot pjesërisht me re e intervale me diell, ku temperaturat do të sillen nga 8 deri në 10 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 22. E marta parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe temperatura nga 14 deri në 17 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 16 °C

/Motilokal.com