Moti për javën e ardhshme në Shqipëri dhe Kosovë

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri dhe Kosovë

Edhe përkundër që tani ndodhemi në stinën e pranverës dhe pak javë në atë verës moti vazhdon të jetë sikur në vjeshtë më shi dhe freskët.

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe javën e ardhshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër.

Në Kosovë java e ardhshme parashikohet me mot të ndryshueshëm me shi, diell, erë, bubullima dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër. Të martën priten erëra mesatarisht të fuqishme me drejtim nga juglindja dhe veriperëndimi.

/Motilokal.com