Javë me vranësira e shi në Shqipëri

Javë me vranësira e shi në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe këtë javë.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër.

Sot pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, vende-vende me shtrëngatat, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

E mërkura parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra të shoqëruar me shkarkesa elektrike.

/Motilokal.com