Çfarë surprizash ka përgatitur moti këtë fillim jave në Kosovë?

Çfarë surprizash ka përgatitur moti këtë fillim jave në Kosovë?

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me shi, diell, erë, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër. Të martën priten erëra mesatarisht të fuqishme me drejtim nga juglindja dhe veriperëndimi.

Sot do të mbajë moti me vranësira, kohëpaskohe me reshje shiu.

Dita e marte do të jetë, kryesisht me mot të vranët, paradite parashihe reshje të dobëta shiu, ndërsa pasdite rrebeshe, erë, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell, vranësira, pasdite parashihen rrebeshe shiu me bubullima.

/Motilokal.com