Moti sot dhe ditët në vazhdim në Maqedoninë Veriore

Moti sot dhe ditët në vazhdim në Maqedoninë Veriore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe më ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, pasdite, sidomos në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shfaqjen e shtrëngatave.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht të vranët me reshje lokale shiu, nga mesdita në shumë vende jostabile me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë kushte për procese më intensive në formë stuhie.

E mërkura do të jetë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Rreth mesditës dhe pasdites do të jetë e paqëndrueshme afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale.

/Motilokal.com