Luleradhiqja, e mrekullueshme për përfitime të shumta: Ja pse nuk duhet ta largoni nga oborri i juaj

Luleradhiqja, e mrekullueshme për përfitime të shumta: Ja pse nuk duhet ta largoni nga oborri i juaj

Edhe pse shumë njerëz i largojnë nga oborri, sepse rriten në vende të ndryshme dhe shpeshherë “prishin” estetikën e oborrit, luleradhiqet në fakt janë të shkëlqyera për qëllime të shumta.

Këto janë disa nga mënyrat më të mira për të përdorur luleradhiqe.

Luleradhiqet janë të shkëlqyera për pllenim

Luleradhiqja është shumë e përhapur dhe për këtë arsye është një burim i shkëlqyer nektari për bletët. Edhe pse ato nuk shfaqen në fillim të pranverës kur fillon sezoni i pjalmimit, luleradhiqe janë të pranishme gjatë verës dhe vjeshtës kur bletët ushqehen dhe kështu përgatiten për dimër.

Përmirëson cilësinë e tokës dhe redukton erozionin

Rrënjët e luleradhiqes depërtojnë edhe tokën më të fortë, e cila mund të shqetësojë shumë kopshtarë. Megjithatë, nuk duhet t'i nxirrni, sepse përmirëson cilësinë e tokës në këto vende dhe redukton erozionin. Prandaj, lëreni luleradhiqe të zhvillohet plotësisht në tokë jopjellore.

Luleradhiqet mund të jenë pjesë e dietës suaj

Rregulli më i rëndësishëm kur hani luleradhiqe është se ato nuk duhet të trajtohen me pesticide. Përdorni gjethet e reja të luleradhiqes në dietën tuaj të përditshme përmes sallatës, si dhe mund t'i zieni me vaj.

Luleradhiqja është medicinale

Kjo bimë ka më shumë vitaminë A se spinaqi, më shumë vitaminë C se domatet dhe është një burim i shkëlqyer i hekurit, kalciumit dhe kaliumit. Gjatë gjithë historisë, ajo është përdorur për të trajtuar gjendje të ndryshme si ethet, tullac, dhimbje të mishrave të dhëmbëve dhe të ngjashme. Sot më së shpeshti rekomandohet si një diuretik i butë që siguron lëndë ushqyese dhe ndihmon në funksionimin efikas të sistemit tretës.

/Motilokal.com