Shqipëri, 57 për qind më shumë vizitorë të huaj deri në muajin prill

Shqipëri, 57 për qind më shumë vizitorë të huaj deri në muajin prill

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë ka bërë sot publike shifrat e turistëve gjatë muajve janar-prill.

Gjatë kësaj periudhe vendin tonë e kanë vizituar 1.684.820 turistë të huaj, ose 57 % më shumë krahasuar me të të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu Ministria bën të ditur se, rritja pozitive e vizitorëve të huaj ka vijuar dhe për muajin prill 2023, ku 614.256 turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, ose 53 % më shumë krahasuar me prillin 2022.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

/Motilokal.com