Guvernatori i Fed-it: Ndryshimi i klimës nuk përbën rrezik serioz për stabilitetin financiar të SHBA-së

Guvernatori i Fed-it: Ndryshimi i klimës nuk përbën rrezik serioz për stabilitetin financiar të SHBA-së

Guvernatori i Rezervës Federale të SHBA-së, Christopher Waller tha se ai nuk beson se ndryshimi i klimës përbën një rrezik serioz për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bankave të mëdha apo stabilitetin financiar të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij në Universitetin IE në Madrid, Spanjë, Waller theksoi se ai nuk sheh nevojën për trajtim të veçantë për rreziqet e lidhura me klimën në monitorimin dhe politikat e stabilitetit financiar.

"Bazuar në atë që kam parë deri më tani, unë besoj se vendosja e një fokusi të jashtëzakonshëm në rreziqet që lidhen me klimën nuk është i nevojshëm dhe Rezerva Federale duhet të fokusohet në më shumë rreziqe afatshkurtër dhe materiale në përputhje me mandatin tonë", shtoi ai.

Guvernatori i Fed, përveç kësaj, tha se ka pasur gjithmonë shqetësime për zhvillimet e reja të teknologjisë që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat do të jenë "të çrregullta", por shtoi "Shumë zhvillim i teknologjisë është i çrregullt".

Ai theksoi se pandemia e koronavirusit, rritja e rreziqeve gjeopolitike dhe streset e tjera, si kriza e sektorit bankar në SHBA në muajt e fundit, kanë "theksuar rolin e rëndësishëm" që bankat qendrore kanë në mes të rreziqeve të stabilitetit financiar.

“Qëllimi i Rezervës Federale në stabilitetin financiar është të ndihmojë që institucionet financiare dhe tregjet financiare të mbeten në gjendje të ofrojnë shërbime kritike për familjet dhe bizneset në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të mbështesin një ekonomi që funksionon mirë gjatë ciklit të biznesit”, shpjegoi Waller.

Testet e stresit të bankave përfshijnë mënyrën se si ato do të përgjigjen ndaj krizave të mundshme ekonomike dhe financiare.

/Motilokal.com