Ky është niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Ky është niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është -0.05 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është -2.53 metra nën kuotën maksimale apo për të arritur pikën maksimale të kapërderdhjes.

/Motilokal.com