Ç'mot do të mbajë sot dhe të enjten në Shqipëri?

Ç'mot do të mbajë sot dhe të enjten në Shqipëri?

Shqipëria vijon të mbetet nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 19 °C.

Dita e enjte pritet të nisë me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Ndërsa nga orët e vona të pasdites pritet përmirësim i motit. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 17 °C.

/Motilokal.com