Mësoni si pritet të mbajë moti sot dhe nesër në Maqedoni

Mësoni si pritet të mbajë moti sot dhe nesër në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët e periudha me diell dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie afatshkurtër, e ndjekur me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshri. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 21 °C.

E enjtja do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Nga mesdita e tutje, vende-vende do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 19 °C.

/Motilokal.com