Musliu: Deri më sot kemi larguar 105 deponi ilegale të vogla/mesme dhe 22 të mëdha nga Prishtina

Musliu: Deri më sot kemi larguar 105 deponi ilegale të vogla/mesme dhe 22 të mëdha nga Prishtina

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka njoftuar se deri më sot kemi larguar 105 deponi ilegale të vogla/mesme dhe 22 deponi ilegale të mëdha.

Sipas tij pas largimit të çdo deponie ilegale është bërë rivitalizimi i hapësirës, duke i kthyer në hapësira gjelbëruese.

“E veçanta e këtyre intervenimeve është se pas largimit të çdo deponie ilegale, në bashkëpunim edhe me drejtoritë e tjera, kemi bërë rivitalizimin e hapësirës, duke i kthyer në hapësira gjelbëruese, kënde të lojërave, apo edhe është intervenuar me rrethoja të ndryshme, me qëllim që ajo deponi ilegale mos të përsëritet”, ka deklaruar Musliu.

/Motilokal.com