
Njerëzit dhe kompanitë që marrin vendimin për të blerë një veturë elektrike, marrin parasysh çmimin e blerjes dhe konsumin e saj. Megjithatë, ka edhe konsum të fshehur kur vetura nuk është në lëvizje. Hulumtimi i kryer nga startup-i belg i energjisë Re.alto, tregoi se kostot mund të jenë deri në 600 euro në vit, nëse merren parasysh çmimet e energjisë elektrike në Belgjikë. Re.alto është një startup që mbështetet në shkëmbimin e të dhënave të energjisë.
Kjo kompani ka një marrëveshje me disa prodhues veturash për përpunimin e të dhënave nga automjetet elektrike. Konsumi shtesë i energjisë elektrike, shkaktohet nga konsumi gjatë pushimit në të ashtuquajturat modaliteti i gjumit. Humbja doli të jetë më e madhe nga sa pritej.
“Veturat që qëndrojnë në vend gjatë gjithë ditës konsumojnë, në varësi të modelit, rreth 3 kWh në ditë. Kjo korrespondon me një vlerë totale prej 1000 kWh në vit”, shkruan Monenergie.be. Veturat elektrike transmetojnë vazhdimisht të dhëna në aplikacionin e përdoruesit si temperaturën, statusin e baterisë.
Ky proces konsumon shumë më tepër energji sesa një smartphone. Zgjidhja më e mirë për pronarët është vendosja e veturës në modalitetin e gjumit. Aktualisht, shumica e shoferëve preferojnë modalitetin e gatishmërisë, sepse në këtë mënyrë vetura lidhet me aplikacionin.
/Motilokal.com