E frikshme/ Liqeni i Batllavës po shterët!

E frikshme/ Liqeni i Batllavës po shterët!

Barka të braktisura, mbeturina gjithë andej, një pamje apokaliptike që i ngjanë një shkretëtire pa ujë, e braktisur nga të gjithë. Kjo është gjendja e Liqenit të Batllavës që po merr një pamje krejt tjetër.

Liqeni i Batllavës ndodhet në territorin e komunës së Podujevës në fshatin Orllan, i cili furnizon me ujë të pijshëm këtë komunë dhe qytetin e Prishtinës.

I ndërtuar në vitin 1961 me një natyrë të virgjër e me vend plazhe të përshtatshme për pushime, ky liqen mbetet atraksion për turistët që e frekuentojnë më shumë gjatë fundjavave që shihen grupe të rinjsh e familjarë që bëjnë piknik përreth liqenit, fëmijë që luajnë dhe të moshuar që ecin në qetësi nën pisha. Nuk mungojë as peshkatarët.


Por ndryshimet klimatike dhe mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka bërë që ky liqe të shterët.

Sipas Ujësjellësit Prishtina niveli i ujit, ka rënë në minus 10 metra nga kuota normale.

Kjo ka ngritur shqetësimet për rënien e nivelit të ujit, pasi një nga problemet më të mëdha për këtë liqe, është ndotja e tij nga ujërat e zeza si dhe mbeturinat që pas rënies së ujit kanë dalë në sipërfaqe.

Si mungesë e rrjetit të kanalizimit dhe impiantit për filtrimin e ujit, ujërat e zeza banorët e Orllanit i lëshojnë për vite me radhë në këtë liqe.

Ekipi i portalit motilokal.com ishte në Batllavë për të parë nga afër gjendjen e këtij liqeni që çdo ditë po shndërrohet në një shkretëtirë pa ujë./Motilokal.com