Ç'surprizash ka rezervuar moti sot dhe fundjavë në Maqedoni?

Ç'surprizash ka rezervuar moti sot dhe fundjavë në Maqedoni?

Moti sot në Maqedoni do të mbajë paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta lokale dhe vranësira mesatare, të cilat do të zvogëlohen. Në pjesët e tjera dita do të jetë kryesisht me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu.

Dita e shtunë do të jetë me diell e vranësira të ulëta deri mesatare që pasdite do të shtohen nga perëndimi.

E diela pritet të mbajë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa pasdite jostabile afatshkurtër me paraqitje të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore.

/Motilokal.com