HTC prezanton U23 Pro

HTC prezanton U23 Pro

HTC ka prezantuar zyrtarisht HTC U23 Pro. HTC vjen me një ekran OLED 6,7″ FullHD+ me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe mbrojtje nga Gorilla Glass Victus.

Ekrani ka një “vrimë të përqendruar” për kamerën selfie 32 MP, por nuk ka një skaner të gjurmëve të gishtërinjve poshtë.

Rreth pjesës së pasme, ka një “blic” dhe katër kamera me 108MP kryesore (me OIS).

Në brendësi, HTC U23 Pro ka Snapdragon 7 Gen 1 SoC me 8 GB ose 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

Ai gjithashtu ka një “fole” për kartën microSD për zgjerimin e hapësirës.

Pjesa tjetër e pikave kryesore të HTC U23 Pro përfshijnë mbështetjen 5G, lidhjen Wi-Fi 6, NFC, USB-C dhe një fole kufjesh 3.5 mm.

/Motilokal.com