
Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira e reshje shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re e riga të dobëta shiu në mëngjes, me temperatura 12 deri në 18 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, mundësi për riga shiu në mesditë. Temperatura pritet të luhaten nga 17 deri në 24 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 20 °C. Pjesërisht me re pritet të jetë dita e diel paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 23 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 12 deri në 18 °C. E diela parashihet të pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 24 °C.
Moti të shtunë në Hamburg do të mbajë pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët, me temperatura nga 12 deri në 17 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re, në mbrëmje vonë me shi. Temperatura do të lëvizin prej 14 deri në 24 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira e diell, në mëngjes me riga lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 21 °C. Paraditja e së dielës do të jetë pjesërisht me re, ndërsa pasditja pothuajse e kthjellët, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 23 °C.
/Motilokal.com