Ç'mot parashikohet të mbajë këtë fundjavë në Zvicër?

Ç'mot parashikohet të mbajë këtë fundjavë në Zvicër?

Moti të shtunë në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira e diell dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 11 deri në 18 °C. E diela do të mbajë kryesisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 22 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me re e diell dhe riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 18 °C. Dita e diel parashihet pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 22 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë me vranësira e diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 17 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re dhe riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 21 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re e riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 11 deri në 18 °C. Ndërkaq, të dielën pritet mot me diell, vranësira e reshje të lehta shiu, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 17. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me vranësira, diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 22 °C

/Motilokal.com