Moti për javën e ardhshme në Gjermani

Moti për javën e ardhshme në Gjermani

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima.

Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot pjesërisht me re e diell, natën vona me riga shiu. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 17 deri në 24 °C. Të martën parashihet mot me vranësira e reshje shiu kryesisht në mëngjes, pasdite pjesërisht me re, me temperatura 16 deri në 18 °C. E mërkura parashihet me mot pjesërisht me re e periudha me diell dhe riga lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 18 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë pjesërisht me re e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 23 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 18 °C. Me vranësira e reshje lokale shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 17 °C.

Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 24 °C. Ndërsa të martën do të jetë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 18 °C. E mërkura parashihet të mbajë me kthjellime e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 17 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me re paradite, pasdite priten stuhi shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 19 deri në 26 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me shi paradite, pasdite pjesërisht me re, me temperatura nga 13 deri në 15 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re e periudha me diell. Temperatura do të lëvizin prej 11 deri në 16 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë me diell, pasdite priten vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 23 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 19 °C. Pjesërisht me vranësira e intervale me diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 11 deri në 17 °C.

/Motilokal.com