Ja si pritet të mbajë moti në Zvicër

Ja si pritet të mbajë moti në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 16 deri në 23 °C. Të martën pritet mot me vranësira e riga lokale shiu, me temperatura 15 deri në 20 °C. E mërkura do të mbajë pjesërisht me re e diell dhe riga të dobëta shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 18 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë kryesisht me kthjellime, vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 140 deri në 23 °C. Moti të martën parashihet të mbajë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 18 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë me mot pjesërisht me re intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 17 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë me kthjellime, vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C. Ndërsa të martën do të mbajë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 21 °C. Moti të mërkurën parashihet me vranësira e diell dhe temperatura nga 15 deri në 18 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 20 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme e riga të dobëta shiu, me temperatura nga 14 deri në 21 °C. Të mërkurën pritet mot pjesërisht me re e intervale me diell, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 18 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell dhe mundësi për riga shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 17 deri në 22. E marta parashihet të jetë me mot pothuajse të kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe riga shiu. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 21 °C

/Motilokal.com