Moti sot dhe ditët në vijim në Shqipëri

Moti sot dhe ditët në vijim në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike këtë javë.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike, mundësi edhe për breshër.

Sot pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, kryesisht paradite, ndërsa pasdite parashihet mot me diell.

E mërkura parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Reshje të dobëta shiu pritet në orët e para të ditës.

/Motilokal.com