Çfarë moti na pret ditët e para të javës në Kosovë?

Çfarë moti na pret ditët e para të javës në Kosovë?

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë më i ngrohtë, por i ndryshueshëm, me shi, diell, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër.

Sot do të mbajë mot me diell, vranësira, parashihen reshje shiu, vende-vende në formën e rrebesheve.

Dita e marte do të jetë me diell, pjesërisht me vranësira, ndërsa pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima dhe shkarkime rrufesh, mundësi për breshër.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira, pasdite parashihen rrebeshe shiu me bubullima.

/Motilokal.com