Astronautët sauditë mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor

Astronautët sauditë mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor

Arabia Saudite bëri histori të dielën kur astronautja e saj e parë femër, Rayyanah Barnawi dhe kolegu i saj Ali Al-Qarni u nisën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Nisja e anijes kozmike AX-2 me dy astronautët nga Arabia Saudite, Ali Karni dhe Rayyane Bernavi, u krye me sukses.

Gjatë qëndrimit të tyre tetë-ditor në ISS, Whitson, Shoffner, Al-Karni dhe Barnawi synojnë të kryejnë 20 projekte kërkimore. Midis tyre janë 14 projekte të zhvilluara nga shkencëtarët sauditë, që mbulojnë fusha të ndryshme si fiziologjia njerëzore, biologjia qelizore dhe zhvillimi i teknologjisë.

Agjencia zyrtare e Arabisë Saudite SPA raportoi më 17 maj se kanë përfunduar përgatitjet e dy astronautëve për udhëtimin në hapësirë.

Agjencia Hapësinore e Arabisë Saudite njoftoi në shtator të vitit të kaluar se në kuadër të aktiviteteve të projektit "Vizioni 2030", ishte nisur një program hapësinor. Në deklaratë thuhej se synohej të arrihen përfitime nga sektori i industrisë hapësinore dhe të bëhen kontribute në kërkimin në këtë fushë.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia Hapësinore më 14 shkurt, u raportua se Rayyane Bernavi dhe Ali Karni ishin përzgjedhur për të udhëtuar me anijen kozmike AX-2.

/Motilokal.com