Ja si parashihet të mbajë moti në Shqipëri

Ja si parashihet të mbajë moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në zonat malore orëve të pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 20 deri në 24 °C.

Dita e enjte pritet të nisë me vranësira e reshje lokale. Ndërsa nga orët e vona të pasdites pritet përmirësim i motit. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 23 °C.

/Motilokal.com