E tmerrshme: Vritet një ari në Brezovicë

E tmerrshme: Vritet një ari në Brezovicë

Një ari është vrarë paraditen e sotme në Brezovicë nga të dyshuar persona të panjohur, në rrugën që të dërgon tek qendra e skive.

Lajmin për vrasjen e ariut e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Ferizajt, duke bërë të ditur se sot në mëngjes Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që dërgon për tek qendra e skive, dyshohet se persona të panjohur e kanë vrarë një ari.

Po ashtu Policia njofton se ka marrë të gjitha masat për ta hetuar këtë rast.

Kujtojmë se gjuetia ilegale dhe vrasja e kafshëve të egra nga njerëz të pandërgjegjshëm vazhdon në Kosovë.

/Motilokal.com