Kurti për Ankandin Solar 100 MW: Do të sjellë përfitime të shumta dhe hapë rrugën për projekte drejtë energjisë së ripërtërishme

Kurti për Ankandin Solar 100 MW: Do të sjellë përfitime të shumta dhe hapë rrugën për projekte drejtë energjisë së ripërtërishme

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë (ME) dhe USAD-it është mbajtur Konferenca e Para-Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, në të cilën konferencë hapjen e kanë bërë: Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtërishme. 

“Kemi bërë një hap madhor në sektorin e energjisë. Jam krenar që Kosova po i merr të gjitha hapat drejtë një ekonomie miqësore ndaj ambientit. Qëllimi ynë është që të krijojmë një mjedis të favorshëm për investime”, theksoi ai. 

Tutje kreu i qeverisë tha se kjo tregon për angazhimin tonë për një axhendë kuptimplotë të ndryshimeve klimatike, mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kalimin tonë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike.  

Ai theksoi se qeveria që drejton ai është në proces të finalizimit të Ligjit për Energjitë e Rinovueshme, i cili përfshin praktikat më të mira globale në industrinë e energjisë së rinovueshme dhe ofron siguri ligjore dhe rregullatore për investitorët e mundshëm.

Kurti tha se investimi për ankandin e parë diellor përbëhet nga një marrëveshje mbi 200 milionë euro me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit për sistemet e ruajtjes së baterive, një marrëveshje ndërmjet Korporatës sonë Energjetike dhe General Electric për modernizimin e termocentralit “Kosova B”, dhe një marrëveshje prej 160 milionë euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndërtuar kapacitete të energjisë së rinovueshme. 

Ky impiant solar pritet që t’i furnizojë rreth 20 mijë familje me energji të pastër, të gjenerojë vende të reja të punës, të sjellë teknologji të avancuar, dije si dhe praktika të reja në Kosovë.

/Motilokal.com