Gjykata Themelore anulon lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumëbardhin e Deçanit

Gjykata Themelore anulon lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumëbardhin e Deçanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar lejet dhe licencat e tri hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumëbardhin e Deçanit. Gjykata në aktgjykimin e saj ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë të anulojë lejet ujore dhe mjedisore për kompaninë KELKOS.

Njoftimin për anulimin e ka bërë të ditur OJQ "Pishtarët”, e cila ka publikuar edhe aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Padia ishte ushtruar nga tre banorët e Deçanit, Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj dhe Xhavit Kuçi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndërsa palë interesi ishte kompania KELKO-s. Padisë më pas i ishin bashkuar edhe OJQ Pishtarët nga Shpresa Loshaj dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.

Pishtarët vendimin e Gjykatës Themelore e kanë cilësuar si fitore të Kosovës.

Kujtojmë se ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë është përcjellë me shkelje dhe tejkalime të shumta ligjore, si dhe dëmtime të rrjedhës së lumenjve, e shpeshherë objektet e hidrocentraleve janë ndërtuar në prona publike.

Më poshtë ju sjellim aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

/Motilokal.com