Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re e diell, me temperatura 12 deri në 16 °C. E diela parashihet me mot pothuajse të kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperatura pritet të luhaten nga 13 deri në 21 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. Pjesërisht me re pritet të jetë paraditja e së dielës, ndërsa pasditja me diell, ku temperaturat do të sillen nga 11 deri në 19 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë i kthjellët e me diell. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 20 °C. E diela parashihet të jetë me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 22 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë i kthjellët e diell, me temperatura nga 11 deri në 20 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e kthjellime. Temperatura do të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 21 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i kthjellët e diell, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C.
/Motilokal.com