Ç'surprizash ka përgatitur moti në Gjermani?

Ç'surprizash ka përgatitur moti në Gjermani?

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, nuk përjashtohet mundësia e vranësirave dhe vende-vende me riga shiu.

Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 14 deri në 20 °C. Të martën parashihet mot i kthjellët e diell, me temperatura 13 deri në 20 °C. E mërkura parashihet mot me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë kryesisht me kthjellime. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 21 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë me kthjellime e vranësira dhe riga shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. Me kthjellime e diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C.

Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 23 °C. Ndërsa të martën do të jetë me diell. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 20 °C. E mërkura parashihet të mbajë me kthjellime e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 14 deri në 23 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me re e diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 10 deri në 19 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot të kthjellët e diell, me temperatura nga 10 deri në 20 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura do të lëvizin prej 14 deri në 24 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 23 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë me re dhe diell. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 21 °C. Me diell pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 22 °C.

/Motilokal.com