Si parashihet të jetë moti në Zvicër?

Si parashihet të jetë moti në Zvicër?

Moti të hënën në Bazel do të mbajë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 13 deri në 23 °C. Të martën pritet mot pjesërisht me re e ndonjë rigë shiu, me temperatura 12 deri në 21 °C. E mërkura do të mbajë mot me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 21 °C. Moti të martën parashihet të mbajë pjesërisht me re dhe kthjellime. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 21 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë me kthjellime e diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 21 °C. Ndërsa të martën do të mbajë pjesërisht me re e diell. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 21 °C. Moti të mërkurën parashihet me vranësira e diell dhe riga shiu, temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 21 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 14 deri në 22 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot pjesërisht me re, me temperatura nga 15 deri në 21 °C. Të mërkurën pritet mot me diell e vranësira e reshje shiu, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 21 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, pasdite pritet me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 17 deri në 21. E marta parashihet të jetë me mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 22 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 17 °C

/Motilokal.com