Diell apo shi? Parashikimi i motit në Kosovë

Diell apo shi? Parashikimi i motit në Kosovë

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me diell, shi, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre ditëve parashihen edhe rrebeshe shiu me rrufe, kryesisht pasditeve dhe mundësi për breshër.

Sot do të mbajë mot me diell, vranësira, parashihen reshje shiu, vende-vende në formën e rrebesheve dhe bubullima.

Dita e marte do të jetë kryesisht me vranësira e intervale me diell, reshje lokale shiu priten gjatë paradites, ndërsa pasdite rrebeshe shiu me bubullima dhe shkarkime rrufesh, mundësi për breshër.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu në orët e para të ditës, pasdite parashihen rrebeshe shiu me bubullima.

/Motilokal.com