Bashkimi Evropian përgatitet për nxehtin ekstrem, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Bashkimi Evropian përgatitet për nxehtin ekstrem, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Nëse nuk ndërmerren masa kundër ndryshimeve në natyrë, pjesë të Evropës dhe gjetkë në botë do të bëhen të pabanueshme. Kështu ka deklaruar Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, në një intervistë për agjencinë European Newsroom.

Sipas tij, veprimet e Komisionit Evropian për këtë çështje, me ndarjen e fondeve për një ekonomi miqësore me mjedisin, janë pjesë e zgjidhjes. Ky tranzicion nuk do të jetë i lirë, por do të ishte më e shtrenjtë të mos bëhej asgjë, komentoi ai.

Lenarçiç theksoi se kohët e fundit mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së aktivizohet rreth 100 herë në vit dhe kërkesa mund të dorëzohen nga të gjitha vendet e botës. Sipas tij, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mekanizmi është aktivizuar 120 herë dhe Kievi ka marrë 90 mijë ton ndihmë.

Gjithsej 28 pajisjet do të mund të përdoren për kriza në shtetet anëtare të bllokut evropian, si dhe në vendet fqinje.

Dhjetë aeroplanët e tipit Canadair, 14 avionë të lehtë dhe katër helikopterë do të jenë gati për atë që pritet të jetë një “verë tejet e ngarkuar”, tha Lenarcic në një intervistë me European Newsroom.

“Ky vit ka nisur tashmë me më shumë thatësi se zakonisht”, tha ai, duke vënë në dukje thatësinë e raportuar më parë në Portugali, Spanjë, Francën Jugore dhe Italinë Veriore.

Duhet të presim më shumë përmbytje, thatësira më të shpeshta, vapë më të gjatë dhe më intensive, më shumë zjarre në pyje. Do të ketë probleme me mungesën e ujit. Ndryshime të pakthyeshme tashmë kanë ndodhur, kështu që ne duhet të përshtatemi më mirë për të kufizuar ndikimin e ndryshimeve mjedisore, vuri në dukje ai. Sipas tij, të dhënat shkencore duhet të përdoren në përcaktimin e qëllimeve dhe qasjeve për t'iu kundërvënë ndryshimeve në natyrë. Duhet t'u shpjegojmë qytetarëve me durim se çfarë po ndodh dhe çfarë duhet bërë, shtoi komisioneri evropian.

Flota është e shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjithë BE-në, në mënyrë që të mund të përgjigjet shpejt kur flakët shpërthejnë në periudhën kritike nga qershori deri në tetor.

Avionët janë të stacionuar në dhjetë shtete anëtare: Kroaci, Qipro, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.

Sipas tij, para pandemisë dhe luftës, buxheti i BE-së për mbrojtjen civile ishte 1.2 miliard euro. Lenarçiç shpjegoi se është e nevojshme që vazhdimisht të plotësohen këto mjete dhe rritja e fundit e ka ngritur buxhetin në mbi dy miliardë euro deri në vitin 2027.

/Motilokal.com