Turpi që na shoqëron ngado që ecim! [Foto]

Turpi që na shoqëron ngado që ecim! [Foto]

Niveli i përgjegjësisë së qytetarëve të Kosovës për të mbajtur një ambient të pastër, mbetet akoma i ulët. Shumë qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturinat vend e pa vend duke krijuar deponi të vogla gjithandej nëpër rrugët e Kosovës. Tashmë kjo është shndërruar në një dukuri të zakonshme. Ndonëse ka kontejnerë apo vende të caktuara edhe shenja që ndalohet hedhja e mbeturinave, ata ende vazhdojnë me avazin e vjetër duke ndotur mjedisin ku jetojmë.

Një krim i tillë i ndotjes së mjedisit është fotografuar nga Motilokal në lagjen Sofali të Prishtinës.


/Motilokal.com