Sot, Rrjeti CSR Kosova në kuadër të Kosovo Sustainable Development Week 2023, organizoi tryezën e diskutimit me temë "Promovimi i shoqërisë së shëndetshme në Kosovë përmes prodhimit dhe konsumit të përgjegjshëm dhe menaxhimit të mbetjeve ushqimore: Një theks në sigurinë e ushqimit dhe ripërdorimin”.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori pjesë si panelist kryesor Drejtori Ekzekutiv Flamur Kadriu, i cili në vija të trasha ndau me audiencat, detyrat qe ka AUV si mandat dhe puna qe është duke u kryer për të përmbushur mandatin.
Kadriu u shpreh se ndjehet mirë që Rrjeti CSR Kosova po punon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për prodhimin e ushqimit dhe tregtimin e ushqimit, gjithmonë duke respektuar standardet dhe procedurat ligjore shtetërore të vendosura për sigurinë e ushqimit.
“Në cilësinë e drejtuesit të autoritetit ju garantoj se punojmë çdo dit me krejt kapacitete qe tu shërbejmë edhe bizneseve por me se shumti nevojave të konsumatorëve. Prej pozicionit si autoritet ekzekutiv sigurisht mbajmë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe procedurave nga të gjithë qe merren me ushqim në Kosovë dhe jo vetëm. Ne çdo ditë kontrollojmë edhe të gjitha ushqimet qe importohen ne vend. Ndërsa kur kontrollojmë prodhimet vendore nënkupton se ne kemi kontrolluar edhe produktet qe eksportohen. Sepse jemi përgjegjës për certifikim të sigurisë edhe për eksport”, deklaroi Kadriu.
/Motilokal.com
