Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu në pjesën e parë të ditës, pasdite parashihen rrebeshe shiu në formën e stuhive të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Ky zhvillim i motit pritet të sjellë edhe breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 18 °C.
Dita enjte pritet të jetë me periudha me diell, vranësira e reshje lokale shiu, pasdite reshjet priten të jenë në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 17 deri në 23 °C.
/Motilokal.com
