Javën e kaluar, New Yorku gjeneroi afërsisht 20% të energjisë elektrike nga energjia diellore, një rekord për shtetin.
Sipas Operatorit të Pavarur të Sistemit të New Yorkut, i cili menaxhon rrjetin elektrik të shtetit, një kombinim i instalimeve rezidenciale dhe komerciale gjeneroi 3,330 megavat energji elektrike midis mesditës dhe orës 13:00 të 18 majit.
Kjo është e mjaftueshme për të furnizuar me energji elektrike ndërmjet 2.7 dhe 3.4 milion shtëpi.
Energjia diellore e cila prodhohet dhe përdoret në vend, përbënte 3200 megavat, ndërsa ajo që kthehet përsëri në rrjet, përbënte vetëm 130 megavat.
"New Yorku është një nga tregjet diellore më të fuqishme në SHBA me programe të tilla si NY-Sun që nxisin rritje të konsiderueshme në të gjithë shtetin", tha në një deklaratë Doreen Harris, presidente e Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Energjisë të Shtetit të New Yorkut.
Harris tha se momenti historik i së martës e çoi shtetin më pranë përmbushjes së standardeve të përcaktuara në Aktin e Klimës, i cili kërkon që 70% e energjisë të vijë nga burime me zero emetim deri në vitin 2030 dhe 100% deri në vitin 2040.
NY-Sun ofron disa nga stimujt më të mirë tatimorë për panelet diellore në SHBA, me banorët në gjendje të kualifikohen për një kredi me vlerë 25% të kostos së sistemit të tyre, deri në 5,000 dollarë.
Në renditjen e tregjeve diellore të Shoqatës së Industrisë së Energjisë Diellore të shteteve këtë vit, New Yorku u rendit i 10-ti, me 4,259 megavat të instaluara diellore dhe 711,327 shtëpi të mundësuara nga panele diellore.
/Motilokal.com
