Përdorimi i yndyrave shtazore për të prodhuar biokarburant mund të dëmtojë planetin

Përdorimi i yndyrave shtazore për të prodhuar biokarburant mund të dëmtojë planetin

Yndyra e disa kafshëve përdoret për të bërë karburant "më të gjelbër" për aeroplanë, por hulumtimi i ri paralajmëron se këto "karburante të qëndrueshme të aeroplanëve" mund të dëmtojnë planetin.

Raporti alarmues vjen nga grupi Transport & Mjedis, i cili po lufton për transport më të “pastër”. Në këtë raport thuhet se nuk ka kafshë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesën për lëndë djegëse të destinuara për industrinë e aviacionit, në prodhimin e të cilave përdoret yndyra shtazore.

Yndyra shtazore zakonisht konsiderohet mbeturinë dhe vjen nga derrat, bagëtitë dhe pulat. Prandaj, është sugjeruar që të përdoret në prodhimin e karburantit të aaeroplanëve në mënyrë që të ketë një gjurmë më të vogël karboni.

Kërkesa për këtë karburant pritet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2030 dhe pjesa më e madhe e saj do të përfundojë në industrinë e aviacionit, por kërkesa për biokarburant që rrjedh nga yndyra shtazore për t'u përdorur në sistemin evropian të transportit është gjithashtu në rritje.

Rritja e kërkesës për karburant me origjinë shtazore është kryesisht për shkak të emetimeve të larta të karbonit të gjeneruara nga industria ajrore. Industria e linjave ajrore është nën presion në mbarë botën për të reduktuar emetimet dhe për të përdorur karburante më të pastra.

"Linjat ajrore të mëdha kanë hyrë së fundmi në marrëveshje të mëdha me furnizuesit e naftës për atë që quhet karburant i qëndrueshëm i aaeroplanëve (SAF)", sipas një raporti të ri. Aktualisht, ajo merret kryesisht nga vajguri me bazë fosile për fuqizimin e motorëve të aeroplanëve.

Megjithatë, kërkesa e lartë për karburant avioni mund të mos plotësohet vetëm nga yndyrat shtazore dhe ekspertët kanë frikë se industria do të përdorë më shumë vaj palme, një burim tjetër i emetimeve të larta të karbonit.

BBC raporton se kërkesa për bionaftë e prodhuar nga mbeturinat e kafshëve dhe vaji i përdorur për gatim është rritur në mënyrë të qëndrueshme në Britaninë e Madhe gjatë 20 viteve të fundit. Hulumtimet e reja tregojnë se prodhimi i karburantit nga mbetjet e kafshëve është rritur 40 herë në Evropë që nga viti 2006.

"Ndërsa BE-ja është më tej në këtë rrugë, Britamia e Madhe aktualisht po konsultohet për kufizimin e llojit të yndyrës shtazore që shkon në karburantin e aeroplanëve. Qeveria po shqyrton ndalimin ose kufizimin e ashpër të yndyrës shtazore dhe vajit të përdorur të gatimit në sektorin e aviacionit, sepse është i shqetësuar për pasojat e padëshiruara”, njoftoi BBC.

Kjo nuk është hera e parë që përdoren nënprodukte me origjinë shtazore, pasi ato janë përdorur më parë në industrinë e ushqimit për kafshët shtëpiake si dhe në industrinë oleokimike (sapun, kozmetikë).

/Motilokal.com