Moti në Shqipëri: Diell, vranët dhe shi

Moti në Shqipëri: Diell, vranët dhe shi

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kryesisht të ndryshueshme dhe jostabile atmosferike.

Moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira e reshje lokale shiu. Vende-vende reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu në orët e para të ditës, ndërsa pasdite do të kemi mot pothuajse të kthjellët. Kurse në zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.

E diela pritet të mbajë me mot kryesisht të kthjellët, mundësi për riga të dobëta shiu.

/Motilokal.com