A do të kemi reshje shiu? Ja si parashikohet moti në Kosovë

A do të kemi reshje shiu? Ja si parashikohet moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, parashihen rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot pjesërisht të vranët e intervale me diell, ndërsa pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima. Në ultësira dhe viset malore do të ketë edhe prezencë të mjegullës.

E diela parashihet të mbajë mot pjesërisht të vranët dhe reshje lokale shiu në orët e para të ditës. Gjatë pasdites do të mbajë mot pjesërisht me re dhe mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com