Parashikimi i motit këtë fundjavë në Gjermani

Parashikimi i motit këtë fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re e diell, me temperatura 11 deri në 18 °C. E diela parashihet me mot të kthjellët e diell. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 21 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 20 °C. I kthjellët e me diell pritet të mbaja e diela, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë kryesisht me diell. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 23 °C. E diela parashihet të jetë me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 14 deri në 24 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë i kthjellët e diell, me temperatura nga 12 deri në 20 °C. Dita e diel do të mbajë mot me diell. Temperatura do të lëvizin prej 15 deri në 22 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 22 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i kthjellët e diell, ku temperaturat do të sillen nga 15 deri në 23 °C.

/Motilokal.com