Çfarë moti kanë parashikuar meteorologët për këtë fundjavë në Zvicër?

Çfarë moti kanë parashikuar meteorologët për këtë fundjavë në Zvicër?

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht i kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 14 deri në 23 °C. E diela do të mbajë mot pjesërisht me re e diell, mundësi për riga shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 24 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 14 deri në 22 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 23 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 23 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re, mundësi për riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 21 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, parashihen reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C. Ndërkaq, të dielën pritet mot me vranësira e reshje shiu, ku temperaturat do të sillen nga 16 deri në 21 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 16 deri në 19. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 19 °C

/Motilokal.com