Nëse doni të shikoni Hënën e parë të plotë për këtë vit, atëherë mbajini sytë drejt qiellit këto dy ditë.
Ashtu siç do vit Hëna do të afrohet me Tokën dhe do të ofrojë pamje magjepsëse pasi do të duket me e ndritshme se zakonisht dhe më e madhe.
Pamje këto që vijnë vetëm tre herë gjatë një viti kalendarik. Për shkak se hëna afrohet me orbitën e tokës ajo merr ngjyrë të kuqërremtë.
Emri i kësaj Hëne të plotë të fundit të pranverës, që ndonjëherë është Hëna e parë e plotë e verës, nuk ka të bëjë fare me pamjen apo ngjyrën e Hënës. Hëna e luleshtrydheve mori emrin e saj nga fiset vendase amerikane "për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që janë gati për t'u vjelë.
Këtë vit, sipas NASA-s, disa vëzhgues të Hënës si në Argjentinë dhe në zonat e kohës së ditës në Atlantik "në drejtim të lindjes në pjesën tjetër të Amerikës së Veriut, Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë deri në Paqësor do të shohin Antares, yllin më të ndritshëm në yjësinë e Akrepit, disa gradë djathtas nga Hëna.
"Ne mund ta shohim Venusin duke u vendosur në perëndim", tha Mike Hankey, menaxher i operacioneve për Shoqërinë Amerikane të Meteorëve. “Ky do të shfaqet si një 'yll shumë i ndritshëm' pranë horizontit. Është objekti më i ndritshëm në qiell pranë diellit dhe Hënës. Marsi është gjithashtu i dukshëm pranë Venusit dhe mund të shihet në errësirë dhe do të duket si një yll i zbehtë i kuqërremtë në krye të majtë të Venusit.
/Motilokal.com
