Shënohet Dita Botërore e Mjedisit në Kosovë

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit në Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, FAO- Programi në Kosovë, si dhe Organizata të ndryshme jo-qeveritare, kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me moton për zgjidhje për ndotje nga plastika.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në bashkë organizim me komunën e Prishtinës, INDEP dhe IP “Xixillonjat” u zhvillua aktiviteti pikturimi me fëmijë - "Piktorët e Planetit", ndërsa në Komunën e Rahovecit së bashku me PAMKOS është zhvilluar aktivitet pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë” si dhe punime dhe vizatime nga fëmijët pranë lumit “Drini” për mjedisin. 

Po ashtu, aktivitete tjera janë zhvilluar edhe në Komunën e Lipjanit me nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri’’ dhe CNVP duke pikturuar dhe mbjellë fidane. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që të ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të mjedisit.

/Motilokal.com