Disa fakte rreth plastikës [Video]

Disa fakte rreth plastikës [Video]

Mbeturinat nga plastika, paraqesin rrezik serioz mjedisor për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe të gjitha gjallesave. Ndikimi kryesor i hedhjes së plastikës në mjedis, është se duhen shumë vite që ato të treten. Përveç kësaj, nëse mbeturinat plastike digjen, ato lëshojnë një substancë toksike në ajër, duke shkaktuar edhe ndotjen e ajrit. Njerëzit dhe gjallesat tjera janë të ekspozuara ndaj kimikateve nga plastika shumë herë në ditë, përmes ajrit, pluhurit, ujit, ushqimit dhe përdorimit të produkteve të konsumit.

Fakte rreth plastikës

Më shumë se 400 milionë ton plastikë prodhohen çdo vit në mbarë botën, gjysma e të cilave është projektuar për t'u përdorur vetëm një herë. Nga kjo, më pak se 10 për qind riciklohet.

Rreth 19-23 milionë ton përfundojnë në liqene, lumenj dhe dete çdo vit. Kjo është përafërsisht pesha e 2200 Kullave Eiffel të gjitha së bashku.

Mikroplastika, grimca të vogla plastike deri në 5 mm në diametër, gjejnë rrugën e tyre në ushqim, ujë dhe ajër. Është vlerësuar se çdo person në planet konsumon më shumë se 50,000 grimca plastike në vit dhe shumë më tepër nëse merret parasysh thithja.

Plastika e hedhur ose e djegur për një përdorim të vetëm dëmton shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin dhe ndot çdo ekosistem nga majat e maleve deri në fundin e oqeanit.

/Motilokal.com