Ja si do të jetë situata meteorologjike në Maqedoni

Ja si do të jetë situata meteorologjike në Maqedoni

Moti të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite do të ketë dukje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të ndjekur me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 22 °C.

E enjtja do të mbajë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, vende-vende me kushte shtrëngate me reshje të rrëmbyeshme intensive, erë të fortë e me breshëri. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 24 °C.

/Motilokal.com