Pse retë janë të bardha?

Pse retë janë të bardha?

Ne nuk priremi të mendojmë shumë për retë që lëvizin lart, por ajo që shkakton ngjyrimin e tyre është më komplekse sesa mund të mendoni.

Retë marrin ngjyrën e tyre për shkak të dritës së diellit që është e bardhë. Ndërsa drita kalon nëpër një re, ajo ndërvepron me pikat e ujit, këto janë shumë më të mëdha se grimcat atmosferike që ekzistojnë në qiell.

Kur rrezet e diellit godasin grimcat në atmosferë, drita e kaltër shpërndahet më e fortë se çdo ngjyrë tjetër për shkak të valëve të saj më të shkurtra. Kjo të jep përshtypjen se qielli është i kaltër.

Ndërsa në një re, rrezet e diellit shpërndahen nga pika më të mëdha uji të cilat shpërndajnë ngjyrat në mënyrë të barabartë duke rezultuar që rrezet e diellit të mbeten të bardha në pamje.

Ndonjëherë kur retë janë gri, kjo shkaktohet nga e njëjta shpërndarje që rezulton në ato të bardha.

Kur drita shpërndahet në një re, ajo zakonisht dërgohet përsëri lart, jashtë në anët e resë, duke i lënë majat dhe anët e resë më të bardha se baza e cila merr më pak dritë.

Në lindje ose perëndim të diellit, retë mund të marrin një ngjyrë të kuqe ose portokalli për shkak të lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit. Dielli është shumë i ulët në qiell dhe kështu drita duhet të përshkojë më shumë atmosferë. Si rezultat, më shumë dritë e kaltër shpërndahet dhe shmanget, gjë që lejon më shumë dritë të kuqe dhe të verdhë të arrijë në tokë.

/Motilokal.com